Aksidenti i rëndë në Fushë-Krujë-Kamëz/ Policia bën bilancin: Vdes pasagjerja, në spital 3 të tjerë përfshirë dy fëmijë

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz. Burime zyrtare bënë me dije se për pasojë një prej të plagosurve, e moshuara me inicialet Z. D., 82 vjeçe, ka ndërruar jetë.

Advertisements

Ndërkohë, 3 të tjerë, pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., (dy të mitur), ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Artikulli paraprakSkandal/ Deputeti akuzohet për ngacmim se*ksual dhe kokainë, zbardhen detajet e rënda (EMRI)
Artikulli tjetërMori vendimin për t’u larguar nga Portokallia pas 18 vitesh, Flor Binaj i futet profesionit të ri (Foto)