Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja bie nga tarraca e banesës, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një 67-vjeçare ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.

Advertisements

Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet. Shtetësja S.Ç. është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Advertisements

“Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital” – thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNëna dhe foshnja bien me makinë në liqen, shpëtimi i pabesueshëm me ekskavator (Video)
Artikulli tjetërDetajet e reja nga aksidenti tragjik në Itali ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë dhe ka mbetur një i ri shqiptar 28-vjeçar i plagosur