“Bëhuni gati për …”, Meteorologia tregon si do të jetë moti për ditët e para të muajit prill

Meterologia, Lajda Pore ka treguar ditën e sotme parashikimin e motit për ditët në vijim.

Advertisements

Ajo tha se reshjet kanë qenë të përqendruara në zonat veriore dhe verilindore duke sjellë prurje të shumta në liqenin e Fierzës, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat ishin të domosdoshme.

Reshjet do të vijojnë por me një intensitet më të ulët, ndërsa ndryshime do të ketë gjatë mbrëmjes dhe mesnatës ku intensiteti do të jetë më i lartë në zonat veriore dhe verilindore.

Advertisements

Zonat malore do të kenë një rënie të ndjeshme të temperaturave, për pasojë reshjet e borës do te jenë të pranishme gjatë mesnatës dhe mëngjesit.

Pjesa tjetër do të ketë reshje shiu por dita e nesërme do të sjellë një pakësim të tyre.

Fillimi i javës do të ketë një përmirësim të motit e cila do të zgjasë deri të enjten, ku sërish do të kemi një rikthim të vranësirave dhe reshjeve.

Sipas meterologes sasia e reshjeve nuk do të jetë aq e lartë sa kemi përjetuar këtë periudhë, të cilat i kanë kaluar limitet e normave.

Artikulli paraprakLajm i hidhur për të “dashuruarit” pas makinave me kambio manuale
Artikulli tjetërNëna dhe foshnja bien me makinë në liqen, shpëtimi i pabesueshëm me ekskavator (Video)