Aksident i rëndë, Land Roveri i pret rrugën kamionit, ka të plagosur

Një aksident është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit tip Land Rover i ka prerë rrugën një kamion.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi i Land Rover dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Sakaq është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të sharruar dyert për të bërë të mundur edhe nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.

Ndërkaq nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa mësohet se janë transportuar me urgjencë në spital.

Artikulli paraprakSi fituan pafajsinë shqiptarët që u kapën në ‘shtëpinë e barit’ me vlerë mbi 400 mijë paund. Çfarë i thanë gjykatësit?!
Artikulli tjetërLajm i hidhur për të “dashuruarit” pas makinave me kambio manuale