Si fituan pafajsinë shqiptarët që u kapën në ‘shtëpinë e barit’ me vlerë mbi 400 mijë paund. Çfarë i thanë gjykatësit?!

Dy të rinj të akuzuar se kultivuan disa bimë kanabisi në një “shtëpi bari” në Skoci, me vlerë 400 mijë paund, janë lënë të lirë. Sipas mediave të huaja, dy shqiptarët u zbuluan nga gjykata se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Advertisements

Mësohet se bëhet fjalë për dy shqiptarët Alfred Dimon dhe Julien Beqaj, të cilët policia i gjeti të mbyllur në një godinë ku ishin kultivuar 1 400 rrënjë kanabis.

Burrat pretenduan se po mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe ishin detyruar të punonin si “kopshtarë”, për shkak të kërcënimeve.

Advertisements

Ata u arrestuan dhe kaluan 10 muaj në paraburgim. Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Burrat pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë prej 284,000 deri në 424,000 £.

Artikulli paraprakÇfarë po paralajmërohet? Frika e MADHE e luftës, Zvicra e tmerruar “hap” bunkerët: Përgatitje për “katastrofë bërthamore”
Artikulli tjetërAksident i rëndë, Land Roveri i pret rrugën kamionit, ka të plagosur