Pesë javë pas pushtimit rus të Ukrainës me ushtrinë ruse që po bëjnë rezistencë të fortë për të mbrojtur atdheun, ndërsa përpjekte për të gjetur zgjidhje për t’i dhënë fund luftës janë duke vazhdua.
Advertisements
Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë përpjekje të shumta për të ngritur moralin e popullit ukrainas duke mos braktisur vendin, ndërkohë nga ana tjetër përmes telekonferencave, është në kontakt të përditshëm me qeveritë e SHBA-së dhe BE-së, për të siguruar mbështetjen e tyre maksimale për Ukrainën.
Ish-aktori 44-vjeçar nuk u largua nga Kievi, edhe pse presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ofroi ta ndihmonte të arratisej.
Advertisements
Sipas një artikulli në Times të Londrës, janë bërë të paktën tre herë të paktën tre atentate ndaj presidentit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.
Si rrjedhojë, Volodymyr Zelensky e kalon pjesën më të madhe të kohës duke u fshehur në një strehë në Kiev, ndërsa, sipas informacioneve të Daily Mail, ai fle vetëm dy orë në ditë dhe largohet nga streha çdo tre deri në katër ditë duke rrezikuar jetën e tij, pasi do që të shohë dhe të monitorojë vetë nga afër situatën e vendit.
Sa i përket familjes së presidentit ukrainas, gruaja e tij 44-vjeçare Olena Zelenska dhe dy fëmijët e tyre, 17-vjeçarja Oleksandra dhe 9-vjeçari Kirill, fshihen në një vend sekret në Ukrainë.
Së fundmi, Zonja e Parë e Ukrainës ka postuar në Instagram se bashkëshorti i saj nuk po largohet nga Ukraina , ajo do të qëndrojë ne të, ndërsa fëmijët refuzojnë të largohen nga vendi pa nënën e tyre.