Aksidenti tragjik u merr jetën dy vëllezërve shqiptarë në Itali, po shkonin në punë teksa u përplasën me makinë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Sipas raportimit të medieve itailiane, bëhet me dije se dy vëllezër shqiptar, përkatësisht 37 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën pas një aksidenti me makinë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e e Chessa.

Advertisements

Ata ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre për të shkuar në punë, ndërsa u përplasën me një mjet tjetër, i cili drejtohej nga një shqiptar, 28 vjeçar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca, e cila transportoi 28 vjeçarin e plagosur në spitalin Misericordia për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Njëri nga vëllezërit ishte babai i 3 fëmijëve dhe tjetri baba i dy fëmijëve.

Artikulli paraprakBora Zemani permend Beatrix live në ‘Përputhen’ (Video virale)
Artikulli tjetër“Streha sekrete e heroit të Ukrainës”, Daily Mail: Zelensky bën vetëm 2 orë gjumë në ditë