Nënkryetari i rajonit Sumy në Ukrainën veriore bëhet me dije se është rrëmbyer ditën e sotme teksa po shpërndante ndihma ushqimore, zbuloi kreu i rajonit Dmytro Zhyvytskyi për BBC.
Advertisements
Zyrtari Oleksiy Shibayev është nënkryetar i bashkisë së qarkut Nova Sloboda.
Ai po shoqëronte një dërgesë me ndihme kur u ndalua nga trupat ruse në një pikë kontrolli të premten në zonën Putyvl, rreth 80 km (50 milje) në veriperëndim të Sumy.
Advertisements
Zona është afër kufirit rus, por Sumy është ende në duart e Ukrainës, megjithatë e goditur nga artileria ruse.
Një numër zyrtarësh të tjerë lokalë ukrainas janë kapur rob nga forcat pushtuese ruse dhe në disa raste janë zëvendësuar nga bashkëpunëtorë të tyre.