Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një furgon është përplasur me një tjetër makinë. Si pasojë e përplasjes është lënduar një person, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin I. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasen L. T.
Advertisements
Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi I. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.