Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendi ynë mbetet në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në Shqipëri vranësira të shpeshta.
Advertisements
Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në territor, ku në zona të izoluara pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrënie të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.
Era do fryjë e mesatare dhe deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.