MSH publikon të dhënat e Covid në Shqipëri: Sa raste të reja e humbje jete në 24 orët e fundit

82 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. ky ka qene bilanci i bere publik nga ministria e Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Advertisements

Po ashtu mësohet se janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 82 qytetarë, në këto bashki:
34 në Tiranë, 8 në Lushnje, 5 në Durrës, Divjakë, Sarandë, 3 në Fier, Himarë, 2 në Lezhë, Delvinë, Kuçovë, Peqin, 1 në Shkodër, Pukë, Kukës, Kurbin, Kamëz, Dibër, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Korçë, Poliçan.

Janë 480 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.
Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,787 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Prill 2022)

Raste të reja ditore 82

Të shëruar në 24 orë 71

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 851

Testime totale 1,778,617

Raste pozitive 273,759

Raste të shëruara 269,787

Raste Aktive 480

Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236

Vlorë 63

Fier 56

Gjirokastër 34

Durrës 20

Elbasan 18

Berat 14

Shkodër 13

Kukës 9

Korçë 8

Lezhë 5

Dibër 4

Artikulli paraprakMoti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, sinoptikanët ‘paralajmërojnë’ për ditët në vijim
Artikulli tjetërThe Times’ zbërthen dashurinë e Putinit për luksin, nga pallati me vlerë marramendëse e deri tek 770 euro për një furçë tualeti