Nuk pritej! Ilir Shaqiri thumbon keq Donald Veshajn: Kur e thoja unë, nuk e kuptonin

Marrëdhënia e Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt është diskutuar shumë edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”, për shkak të rivalitetit që kanë patur gjatë formatit.

Advertisements

Së fundmi, ka qenë balerini ai që përmes një statusi në “Instastory” ka bërë një ironizim që na ka bërë të mendojmë se i drejtohet Donaldit.

Ai ka shpërndarë një thënie ku shkruhet:

Advertisements

“Miku i të gjithëve, është miku i askujt”, teksa krah saj shkruan: “Kur e thoja unë, nuk e kuptonin”.
Dyshimet janë ngritur se ky status mund të jetë i dedikuar për Donaldin, pasi ai ka thënë se përpiqet t’i bëjë shokë të gjithë, për lojë dhe për interes dhe se nuk i do realisht.

Ai shpesh i ka thënë aktorit nëpër debate se teorinë e tij do e tregojë koha dhe se kur të dilnin, sipas Ilirit, Donaldi nuk do shoqërohej më me ta.

Ai ka folur edhe në intervistat e tij për Donaldin, duke thënë se nuk ka patur kontakte.

Artikulli paraprakZelensky flet për median ruse: Të gatshëm për të diskutojmë me Putinin, por…
Artikulli tjetërSiç nuk e kishim imagjinuar kurrë! Putin shfaqet duke kërcyer bashkë me ish-presidentin Bush, publikohet videoja e rrallë