Djali shpresonte për nusen, nëna i jep mesazhin: Ajo do pendohet, por nuk dua… (Video)

Ndonëse tani djali i saj është braktisur nga bashkëshortja e tij, e cila ka marrë me vete vajzën e tyre 2-vjeçare, Klodiana dëshiron t’i shprehë atij mbështetjen e pakushtëzuar. Në rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo na njohu me dashurinë e Angelinos dhe Xhulianës, por nuk janë të qarta për të shkaqet e vendimit të papritur të nuses së saj për t’u larguar.

Advertisements

Nga ana tjetër, Angelino i cili ka pranuar ftesën për të ardhur në “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk e pret që personi pas ekranit të jetë nëna e tij. Shpresa e tij ishte Xhuliana, për të cilën priste t’i kërkonte falje e të riktheheshin, megjithatë u gjend përpara mesazhit ngushëllues të nënës së tij.

Advertisements

Klodiana: Mami ka një mesazh për ty, kam patur edhe për Xhulianën. Mami të ka parë gjithë këtë kohë shumë të trishtuar, shumë të mërzitur. Bashkë me ty unë po përjetoj këtë që nuk e prisnim kurrë. Mami është krenare që ka një djalë si ty, që çdo nënë do donte ta kishte këtë që je ti. Një djalë i zgjuar, i respektuar, punëtor që i ke të gjitha dhe jam krenare për ty që të kam.

Angelino: Ashtu më ke edukuar ti.

Klodiana: Mami të thotë që jeta vazhdon, do ecësh para me ndihmën time, me ndihmën e të gjithëve, do mundohesh dhe vetë e do jesh krenar për atë fëmijën e vogël që ti ke. Do mundohesh, do ta mbështesim gjithmonë, nuk do ta lë kurrë vetëm. Desha të merrja një përgjigje edhe nga Xhuliana, një pyetje që s’kemi dhe mundësi të flasim me të, që unë si nënë nuk do ta lë me kaq, do të vazhdoj akoma më tutje.

Ardit Gjebrea: Çfarë ke ndërmend të bësh, Klodiana?

Klodiana: Jetës nuk i dihet asnjëherë. Nuk jam tip që merrem me kërcënime si puna e tyre, nuk dua debate, dua që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim, por një ditë, nëse ajo do na dëgjojë, jam shumë e sigurt, të jetë e sigurt që do të bëhet pishman sepse ka qenë vetë që nuk e ka lënë kurrë djalin tim. Ajo nuk do të guxonte kurrë që të ndahej nga djali im, megjithatë nuk dua ta mbaj me zor, nuk po e detyroj të qëndrojë me djalin tim me zor. Edhe ajo të ketë jetën e vet, të jetojë e lumtur edhe ajo./tvklan.al

Artikulli paraprakFlorian Marku është gati, javën e ardhshme mbron brezin ndërkombëtar
Artikulli tjetërTronditëse/ Babë e bir gjenden të vdekur në një kontenier. Policia: Dyshojmë për vrasje