Si kurrë më parë: Gent Zenelaj rrëfen tragjedinë në familjen e tij dhe i përlot të gjithë me ato që tregon

Aktori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ i ka emocionuar të gjithë me dedikimin që ka bërë për nënën e tij.

Advertisements

Ai rrëfeu se kishte lindur pas një tragjedie, ku prindërit e tij kishin humbur një fëmijë më parë.

Advertisements

Këto dhe shumë sprova në jetë sipas Zenelajt e kanë bërë nënën e tij një femër shumë të fortë. Ai i premtoi se do qëndrojë pranë saj tashmë që vitet po kalojnë.

“Jam djali i madh. Ata kanë humbur një fëmijë përpara meje dhe unë isha djali që erdhi pas një humbjeje shumë të madhe. Mamaja ime ishte shumë e re dhe humbja e një fëmije në një moshë të tillë ishte shumë e dhimbshme.

Ardhja ime ka qenë një gëzim i madh, ka qenë një forcë shumë e madhe sepse mamaja ime ishte 17 vjeç. Dhe ma ka thënë një herë që ngrihesha natën dhe shikoja, të numëroja frymëmarrjet dhe unë për dreq kam qenë fëmijë shumë i lëvizur. Pra duhet të kishte lindur Erjoni përpara meje se ka qenë shumë i qetë. Këtu e lije, pas 4 orësh aty e gjeje.

Të kam lodhur, e di që të kam lodhur, por ti e di se sa shumë të dua sot dhe sa do të dua gjithmonë. Je një nga motivimet e mia në jetë. je një femër shumë e fortë, femër që jeta të ka përplasur me vështirësi shumë të mëdha, por tani që pak nga pak vitet e tua po ndjehen, do jem unë aty kështu që gjithmonë do të të dua shumë, të kam zemër”, tha ai.

Artikulli paraprakRikthehet ora verore, nga sot akrepat shkojnë 60 minuta para! Por a keni pyetur ndonjëherë veten pse ndodh kjo?
Artikulli tjetërTjetër skandal në “Përputhen”, konkurrenti zbulon ‘sekretin’ që nuk e dinte askush…