Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo t’i afrohesh territorit të NATO-s!

Nga Varshava nga ku po mban një fjalim, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s”.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan tha po ashtu se sanksionet janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin.

Sipas presidentit amerikan, të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një dështim strategjik.”

Advertisements

Për Joe Biden, lideri rus e ka llogaritur keq përgjigjen e ukrainasve dhe për këtë arsye Putin ka treguar “se nuk është student i mirë i historisë”.

Po ashtu, presidenti amerikan tha se nuk beson që qytetarët e zakonshëm rusë e mbështesin luftën.

Artikulli paraprakVdekja misterioze e 4 rusëve, eksperti bën deklaratën e fortë: U helmuan me parfum ose çakmak
Artikulli tjetërÇfarë ndodh nëse Putin i reziston grushtit të shtetit, ja alternativat e CIA