Pse po ndodh? Vritet një tjetër gjeneral i lartë rus në Ukrainë.

Komandantë dhe gjeneralë të lartë rusë po vriten njëri pas tjetrit në Ukrainë.

Advertisements

I fundit është gjenerali Yakov Rezantsev, raporton BBC.

Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.

Advertisements

Gjenerali Yakov Rezantsev

Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.

Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.

Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.

Artikulli paraprakKreshnik Spahiu: Sali Berisha mund të shpëtoj Shqipërinë duke mos e bashkuar partinë!
Artikulli tjetërRusia nxjerr në shitje rezervat e arit me vlerë 140 miliardë euro, por askush nuk po blen