Është goditur një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se tre persona janë vënë në pranga, pas finalizimit të operacionit i koduar “Compensation”.
Advertisements
Të arrestuarit janë: A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”; Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Sipas policisë, nga hetimet disa mujore ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”.
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.
Vihen në pranga 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;
– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.