Çfarë tha? Studentja nisi fjalën drejtuar kryeministrit, protestuesit e ulin poshtë (Video)

Një episod i pazakontë është shënuar në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë ku një vajzë e re ka marrë mikrofonin dhe është ngjitur para protestuesve dhe ka thurur lavde për kryeministrin Edi Rama të cilin ndër të tjera e ka quajtur të paarritshëm.

Advertisements

E reja ka theksuar se nuk kërkonte që Rama të ikte por të shihte gjërat në sytë e një artisti.

Protestuesja: Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

Advertisements

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”.

Kjo gjë ka mjaftuar për të acaruar të gjithë protestuesit të cilët e kanë ulur poshtë të renë gjatë fjalës së saj duke e konsideruar si person me bindje partiake që po i shprehte në protestë.

Artikulli paraprakTeksa protestuesit ndodhen në shesh, Maluma pritet në Tiranë me makinën luksoze! Ja veprimi i parë që bën në tokë shqiptare (FOTO)
Artikulli tjetërShumë surpriza për Efin! Ja kush hyn në prapaskenë për t’i uruar ditëlindjen