Të gjithë presin lajme të mira, Zelensky del me deklaratën e fortë për bisedimet me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot se raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë është i vështirë, por ende janë duke vijuar.

Advertisements

“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.

Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se sesioni i katërt po mbahet virtualisht, jo personalisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev. Ndërsa bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.

Advertisements

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak tha përmes një postimi në Tëittter se komunikimi mes palëve është i vështirë.

“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet, por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm”, shkroi Podoliak.

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Turqinë, ja sa ishte magnituda
Artikulli tjetërGreqia jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja si mund të udhëtoni tani drejt shtetit helen