E papritur! Elon Musk i ‘shpall’ luftë Vladimir Putin, në lojë është Ukraina…

Miliarderi amerikan përmes twitterit nis provokimin e tij. Të dy Musk dhe Putin janë mjeshtër në artet marciale.

Advertisements

“Unë sfidoj Vladimir Putinin në një ndeshje. Në lojë është Ukraina”. Me një postim në Twitter, miliarderi amerikan Elon Musk nis provokimin e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës. Një hedhje doreze për numrin një të Kremlinit, pa shtuar detaje ama. Fusha e betejës, megjithatë, mund të jetë një qilim duke pasur parasysh se Putini është kampion (edhe pse i përjashtuar nga federata ndërkombëtare) i xhudos ndërsa Musk praktikon arte të ndryshme marciale duke përfshirë atë të preferuar nga lideri rus.

“Unë e sfidoj Vladimir Putinin në një betejë të vetme,” shkroi ai në Twitter, duke përdorur alfabetin rus për të shkruar emrin e zotit Putin.
“Aksionet janë Ukraina”, shkroi Elon Musk, duke treguar se fituesi i duelit do të vendosë për fatin e luftës Rusi-Ukrainë.

Advertisements

Meqenëse Putin nuk ka një llogari personale në Twitter, Musk ka kërkuar konfirmim nga adresa zyrtare në Twitter e Presidentit të Rusisë- @KremlinRussia_E. “A jeni dakord me këtë luftë?”, pyeti Musk.

Nuk është hera e parë që Elon Musk tenton të përballet me dikë të famshëm. Në vitin 2020 ai sfidoi Johnny Depp në një luftë të përzier të arteve marciale sepse aktori e kishte fyer. Musk ishte “i përfshirë” në padinë e divorcit mes Depp dhe ish-it, Amber Heard, për një marrëdhënie seksuale të dyshuar me këtë të fundit.

Nuk është as hera e parë që emri i Elon Musk shfaqet në luftën në Ukrainë. Në fillim të konfliktit, Mykhailo Fedorov, zëvendës kryeministër i Ukrainës, i kishte kërkuar ndihmë Musk-ut për të siguruar lidhjen e internetit me vendin e tij përmes satelitëve të tij hapësinorë. Premtimi u mbajt duke qenë se disa ditë më vonë u dorëzuan “ruterat” dhe satelitët e Starlink u drejtuan drejt Ukrainës.

Tani do të shohim se çfarë efekti do të ketë sfida e Elon Musk, nëse Putini do të përgjigjet apo nëse do ta lërë provokimin të bjerë në vesh të shurdhër. Sfida nuk do të kalojë pa u vënë re pasi është rihedhur mijëra herë që kur u lançua.

Artikulli paraprakNdryshon ora! Duke nisur nga kjo datë do të flemë 1 orë më pak
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Arrestohen dy komandantë të policisë së Shqipërisë