Qeveria gjermane synon të pajisë Forcat Ajrore të vendit me avionë luftarakë të gjeneratës së pestë F-35 të prodhimit amerikan, tha sot një burim qeveritar për Reuters.
Advertisements
Aeroplani Lockheed Martin, me teknologji që e bën atë disi të padukshëm për radarët, do të blihet për të zëvendësuar flotën Tornado, e cila është vënë bë shërbim më shumë se 40 vjet më parë, shpjeguan burimet.
Qeveria kishte njoftuar se do të furnizohej me avionë të rinj që prej shtatorit të 2021-it. Muajin e kaluar, kancelari socialdemokrat gjerman Olaf Soltz njoftoi se do të rriste shpenzimet ushtarake të vendit të tij, të cilat ai tha se do të kalonin 2% të PBB-së, shifra që kishte kërkuar NATO./abcnews.al/
Advertisements