Dje u tha se Rusia ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Kina për luftën në Ukrainë.
Advertisements
Ndaj kësaj kanë reaguar edhe zyrtarët më të lartë amerikanë duke thënë se nëse Kina vendos të ndihmojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës atëhere do të ketë pasoja për të.
Zyrtarët thanë se Kina do të përballet me “pasoja” të ashpra nëse ndihmon Rusinë, ndërsa vetë ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese.
Advertisements
Përpara bisedimeve, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, paralajmëroi Kinën që të shmangte ndihmën e Rusisë. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të shkojë përpara,” tha ai.
Ky paralajmërim vjen përpara takimit që do të mbahet sot në Romë midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës.