Koncerti i këngëtarit Malumas në Tiranë/ Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë shfaqjen

Ashtu siç ishte përfolur, Ronela Hajati do të marrë pjesë në koncertin e Maluma-s që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Advertisements

Ka qenë Ronela e cila ka konfirmuar lajmin duke zbuluar se do të hapë koncertin. Në koncert pritet të këndojë dhe Elgit Doda.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Advertisements

Kujtojmë që koncerti i këngëtarit kolumbian ishte parashikuar dy vite më parë por u shty për shkak të pandemisë.

Artikulli paraprak“Më kapën disa civila dhe policë me uniformë kur isha duke folur…”, aktivisti rrëfen momentin e arrestimit
Artikulli tjetërHoroskopi Javor 14-20 Mars 2022, njihuni me shenjat më me fat