Franca do të ofrojë një zbritje prej 0,15 euro (0,16 dollarë) për litër karburant transporti për të ndihmuar shoferët të cilët po përballen me çmimin në rritje të çmimit të hidrokarbureve.
Advertisements
Masa e qeverisë franceze u prezantua nga kryeministri Jean Castex gjatë një intervistë për gazetën e përditshme Le Parisien.
Ndihma do të zbatohet për 4 muajt në vazhdim duke filluar nga prilli dhe do t’i kushtojë qeverisë pak më shumë se 2 miliardë euro.
Advertisements
Çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës u rritën në nivele rekord në shumë vende anembanë botës këtë javë pasi pushtimi rus i Ukrainës shtoi tensionet e tregut.
Mbështetja për shoferët francezë u njoftua dhe nga presidenti Emmanuel Macron , i cili aktualisht ndodhet në fushatë elektorale për të siguruar një mandat të dytë në krye të Elysees.
Në intervistën e publikuar të shtunën, Castex tha se zbritja do të mbulonte familjarët, transportin përmes kamionëve fermerët.
Me këtë nismë të ndërmarrë pritet t’i kursehet një konsumatori 9 euro për një furnizim me 60 litra karburant.