Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett zhvilluan mbrëmjen e së shtunës një bisedë telefonike, ku diskutuan rreth mënyrave për zgjidhjen e konfliktit.
Advertisements
Lajmin e bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit përmes një deklarate dhe biseda mes tyre erdhi pas intensifikimit të sulmeve ruse në Ukrainë, ku raportohet se me qindra raketa janë lëshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.
Advertisements
Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Tëitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.
Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.