Tensionet arrijnë kulmin/ Putin i shpall hapur luftën NATO-s me veprimin e fundit

Ushtria ruse ka lëshuar 30 raketa në bazën ushtarake ukrainase afër kufirit me Poloninë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Advertisements

“Pushtuesit kanë nisur sulme ajrore në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtje të Paqes dhe Sigurisë”, në Javoriv, ka thënë administrata ushtarake e rajonit të Lvivit, në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Objekti 360 kilometra katrorë është më pak se 25 kilometra larg kufirit polak dhe një prej qendrave më të mëdha në pjesën perëndimore të Ukrainë.

Advertisements

Ukraina mban aty shumicën e stërvitjeve me vendet anëtare të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, ka thënë se instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në këtë bazë ushtarake.

“Ky është një tjetër sulm terrorist ndaj paqes dhe sigurisë afër kufirit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë Reznikov në Twitter.

Një dëshmitar ka thënë për agjencinë e lajmeve, Reuters, se ka parë 19 ambulanca me sirena të lëshuara duke lëvizur nga drejtimi i bazës ushtarake.

Ukraina nuk është ndalur me kaq. Kryetari i qytetit Ivano-Franvisk në perëndim të Ukrainës, ka thënë se aeroporti i qytetit është shënjestruar nga sulmet.

“Sipas informacionit preliminar, shpërthimet e këtij mëngjesi janë dëgjuar pas sulmeve në aeroport”, ka thënë kryetari i qytetit, Ruslan Martsinkiv në një postim në Facebook.

Artikulli paraprakEdi Rama jep lajmin e madh, ja çfarë do ndodhë me taksat dhe pagat e shqiptarëve në muajin prill
Artikulli tjetërSulmuan konsullatën e tyre në Irak, vjen reagimi nga SHBA!