A do t’i përdorë Rusia armët bërthamore? Drejtori i CIA-s nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për Putin

Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit u shpreh i qartë se Putini nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lufta dhe se ai po përpiqet të blejë kohë me këto negociata false.

Advertisements

William Burns

Advertisements

“Ai është i burgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sanksioneve: flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht”, u shpreh ai.

Burns dhe shërbimet e tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, me pak rezerva. Një shenjë se administrata vazhdon strategjinë e saj të transparencës për të vënë Kremlinin në vështirësi.

Burns argumenton se, në këtë pikë, Putini është i burgosur i vlerësimeve të tij të gabuara. Udhëheqësi rus ishte i bindur se “ka pajisur sistemin ekonomik në mënyrë që të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore, por tani po zbulon se nuk është kështu”.

Artikulli paraprak‘Boll na vodhët!’/ Sot sërish protestë në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve!
Artikulli tjetër“Putin do të bëhet…”/ Donald Trump zbulon frikën e tij më të madhe dhe bën deklaratën ‘bombë’ për Vladimir Putin!