Blogerja ruse qan me dënesë, pasi brenda dy ditësh Instagrami i saj do të bllokohet (Video)

Qasja e përdoruesve rusë në Instagram do të bllokohet plotësisht nga mesnata e 14 marsit, sipas Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe Medias Ruse.

Advertisements

Në një postim të postuar pak orë më parë nga Nexta tv, një influencuese ruse shfaqet duke qarë me lot pasi tashmë është çështje kohe të humbasë llogarinë e saj në instagram, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur vendit tw saj.

Advertisements

Lotët i rrjedhin me bollëk para kamerës, pasi, siç thotë ajo, tash e pesë vjet Instagrami ka qenë jeta e saj, me të është zgjuar dhe ka rënë në gjumë, përcjell Klankosova.tv

Mes mijëra komenteve që shoqërojnë këtë postim, të shumtë janë ato që flasin për sjellje të turpshme, pasi ajo nuk qan për mijëra viktimat e luftës por për postimet që humbet.

Artikulli paraprak“Ti e di çfarë personi jam unë, je e sigurt që do të martohesh?”- Nga njohja me Putinin tek divorci, ish-gruaja e Presidentit rus tregon historinë. Publikohen fotot e rralla
Artikulli tjetërLAJMI FUNDIT/ Sulmohet me raketa balistike Konsullata Amerikane (VIDEO)