Monika Lubonja i ‘kërkon’ gjysmën e lekëve aktores së Portokallisë

Pas daljes nga Big Brother VIP, Monika Lubonja ka qenë e ftuar në mjaft ekrane.

Advertisements

Së fundmi ka qenë e ftuar në limuzinën e ‘Glamour Zone’, ku në intervistën për moderatoren Ester Bylyku, bëri një kërkesë për aktoren e humorit Renada Caci.

Ester Bylyku: Si tu duk imitimi që të bënë në Portokalli? Nuk mu duke shumë e kënaqur kur e pe. Monika Lubonja:Më pëlqeu, por nuk e kuptova pse më bënë aq të sertë, unë jam më e ëmbël. Pastaj kishte veshur një xhaketë të gjatë, unë nuk jam ashtu.

Advertisements

Atë vajzën (Renada Caci), unë e kam shume xhan. Do ta takoj shumë shpejt se dua të pi një kafe me të, dhe t`i them: Tani më jep gjysmat e atyre lekëve që ke marr me figurën time.

Një nga momentet më të komentuara televizive, kanë qenë dhe fustanet që mori dhuratë Monika Lubonja. Dhe pikërisht në këtë temë është ndalur vetë aktorja në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, ku zbuloi të tjera detaje. Madje u shpreh se ato fustane i pa me mospërfillje.

Ester Bylyku: U dallua nga fytyra jote në atë moment që ty nuk të pëlqeu ajo si surprizë. Pse nuk e the që në atë moment? Pse nuk reagove publikisht, por heshte?

Monika Lubonja:Një ditë përpara po bënim shaka me Donaldin për veshje. Dhe ditën tjetër, kur i pash aty, i pash me një mospërfillje. Por mos harroni që unë jam një njeri që e njoh televizionin, jam një njeri publik, dhe unë shumë herë kam dashur ta ndihmoj produksionin, pa e ditur ata, në mënyrën time të kulturuar, duke mos bërë skena në mes të publikut.

Artikulli paraprak“Boll është boll”, shpërthen keq Klodiana Lala, del me mesazhin e FORTË
Artikulli tjetërÇmimet në stratosferë/ Kush përfiton nga paketa që prezantoi Edi Rama?