Kërkoi dorëheqjen e Bashës, Salianjin e godet me shpullë militantja e PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur sot me shpullë nga një militante e PD-së!

Advertisements

Ervin Salianji është një nga zërat kritik ndaj Lulzim Bashës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Advertisements

Ndërkohë që sot gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike, Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.

Ngjarja për të cilën nuk ka ende shumë informacion se si ndodhi, konfirmohet nga Panorama. Por vetë Ervin Salianji në një komunikim me Lapsi.al e ka mohuar këtë incident. Ai thjesht pranoi përplasjen verbale me Lulzim Bashën, por jo më shumë se kaq. Salianji renditet si një nga deputetët që është rreshtuar pro dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Artikulli paraprakTensione në mbledhje, Salianji dhe Basha gati përplasen fizikisht
Artikulli tjetërPriten zhvillime të forta! Trondit Spartak Ngjela, parashikon fundin tragjik për këtë politikan shqiptar: E ka pasur shpresën tek Putin