Autori uli xhamin e makinës dhe qëlloi me breshëri, dalin detaje nga atentati ndaj Admir Bajrit

Mësohen detaje të reja nga atentati në Shkodër. Ndaj Admir Bajrit, është qëlluar me automatik në lagjen Dobraç në Shkodër.

Advertisements

Automjeti i autorëve me targë AA 066 PZ, e cila rezulton e vjedhur para dy vite në Tiranë. Pasi kalon paralel me makinën ku udhëtonte Admir Bajri, pa ndaluar në asnjë moment, nga dera e pasme e mjetit tip Benz-Mercedez, një person ka ulur xhamin dhe ka nxjerrë prej andej grykën e automatikut, duke qëlluar disa herë drejt objektivit.

Advertisements

Sipas burimeve të policisë kriminale, 6 plumba kanë prekur në pjesë të ndryshme të trupit, Admir Bajrin, ndërsa e plagosur lehtë ka mbetur dhe nëna e tij. Aktualisht 38-vjeçari Bajri, është në trajtim mjekësor ndërsa sipas mjekëve gjëndja e tij është normalizuar.

Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar policinë dhe prokurorinë e Shkodrës, të krijojnë dinamikën e plotë se si ka ndodhur krimi, por deri tani nga këto filmime nuk janë sigurua profilet e identifikimit të autorëve të krimit. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke shkuar në një karburant, ku dhe kanë braktisur mjetin në ambjentet e një biznesi që monitorohet nga kamerat, citon Oranews.

Dyshohet se në pikën e karburantit, personat mund të blinin benzinë me qëllim djegien e makinës në një vend tjetër, por kjo deri në këtë fazë të hetimit mbetet një hipotezë. Sipas dëshmitarëve tre persona kanë zbritur nga makina dhe janë larguar në këmbë, duke lënë mjetin pikërisht në vendin ku policia ka shkuar dhe e ka sekuestruar.

Blutë e Shkodrës, aktualisht janë duke analizuar filmimet e kamerave si dhe disa gjurmë gishtash të gjetura brenda në makinë. Hetimi për këtë atentat është në fazat e para dhe ende nuk ka një person të dyshuar apo të arrestuar.

Artikulli paraprakDështojnë bisedimet për paqe, Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep lajmin e keq! Çfarë pritet të ndodhë
Artikulli tjetërVladimir Putin del me kërcënimin e radhës, zbulon çfarë po përgatit…