Pas dorëheqjes nga funksionet në Partinë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit, Agron Gjekmarkaj është fotografuar sot në kafene me mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Advertisements
Në fotot e siguruara nga mediat, Agron Gjekmarkaj shihet bashkë me deputetët e Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Advertisements
Menjëherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale të 6 Marsit, Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga funksionet politike brenda Partisë Demokratike, ku mbante edhe postin e nënkryetarit.
LEXO EDHE Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës në Gjermani, 13 të arrestuar
Ai tha se duhet ngritur një komision që të dërgojë PD-në në zgjedhje për të mirën e demokratëve.
Edhe ditën e stome, Gjekmarkaj tha në një prononcim për gazetarët, se “zoti Basha duhet të bëj një hap pas”.