Producentja dhe sipërmarrësja e suksesshme shqiptare po lufton me vdekjen, tregon vendimin që ka marrë për jetën e saj

Vjosa Berisha është një producente, organizatoren dhe sipërmarrëse e suksesshme në Kosovë e cila njihet si një nga vlerësueset e kinematografisë në vend.

Advertisements

Muajt e fundit ajo ka treguar për publikun se po lufton me kancerin në vezore dhe është treguar mjaft luftarake në betejën me këtë sëmundje.

Ajo njihet edhe si një ndër vajzat më me stil, prandaj kur ajo preu totalisht flokët të gjithë menduan se është një trend i rradhës, por jo këtë herë ishte për shkak të kimioterapisë.

Advertisements

Vjosa Berisha që po shkon tek të 50-tat është një shëmbëlltyrë e rrallë forcës dhe dhimbjes. Dhe si një nxënëse e mirë në matematikë ajo do t`ju zbulojë formulën me të cilën po shëron kancerin.

“Matematika ishte një lloj kalkulimi, por motoja ime në gjithë këtë proces, sepse unë ende jam me terapi, jam ende duke marrë kimioterapi dhe jam ende në proces të shërimit, motoja ime është se përderisa nuk ma pengon jetën e përditshme, nuk ma pengon punën, dmth, jam unë zhvilluar një jetë, siç e kam zhvilluar para se ta zbuloj kancerin që e kam në trup dhe përderisa mua nuk më pengon në asnjë hap timin, atëherë unë do të vazhdoj edhe do ta jetoj jetën siç e mendoj. Siç e kam jetuar gjithmonë.”, shprehet Vjosa për Tirana Post.

Artikulli paraprakA jeni i gatshëm të largoheni, si kushti i vetëm për të bashkuar demokratët? Sali Berisha jep përgjigjen e papritur
Artikulli tjetërMeteorologia zbulon cila do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave, do habiteni sa do të shkojnë temperaturat