Aksident i rëndë në Greqi, 2 të vdekur, 5 të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe pesë të lënduar ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kretë, ku mes atyre që kanë marrë plagë janë edhe dy shqiptarë.

Advertisements

Mediat greke raportojnë se nga përplasja e dy makinave mbetën të vdekur në vend dy rumunë, ndërsa u lënduar pesë persona.

Mes të plagosurve janë edhe dy shqiptarë, një burrë 52 vjeç dhe një vajzë 19 vjeç, të cilët janë dërguar me plagë të lehta në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Policia po heton shkakun e aksidentit, ndërsa mësohet se makinat kanë marrë dëmtime të mëdha për shkak të shpejtësisë. /abcnews.al

Artikulli paraprakPërfundon takimi! Kuleba tregon nëse kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur me Rusinë
Artikulli tjetër“Nëse kanë vendosur t’i japin fund blerjes së naftës tonë, le ta bëjnë”/ Lavrov i prerë: Nuk u takuam për armëpushim, kushtet tona…