Maqedonia merr 26 masa për t’i bërë ballë krizës, heq TVSH për USHQIMET dhe ul çmimin e karburanteve

Qeveria e Maqedonisë së Veritut ka miratuar një paketë me 26 masa për t’i bërë ballë krizës ekonomike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Advertisements

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi njofton se mes vendimeve të miratuara është heqja e TVSH-së për disa ushqime si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi.

Gjithashtu qeveria maqedonase ka vendosur të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës.

Advertisements

“Si rezultat i angazhimit të qeverisë, ku bën pjesë edhe Alternativa, sot u shënuan këto rezultate:

produktet themelore ushqimore, si buka, mielli, sheqeri, qumështi, vaji, vezët dhe orizi do të shiten pa TVSH

e ulëm çmimin e benzinës për 11.5 denarë

e ulëm çmimin e dizelit për 10 denarë

miratuam pako me 26 masa që kanë për qëllim ta zbusin krizën ekonomike

Vazhdojmë ta bëjmë dallimin!

AlternAtivA në shërbim të qytetarëve”, bën me dije Gashi.

Artikulli paraprakKëmbimi valutor, 10 mars 2022
Artikulli tjetër‘Shkova për t’i dhënë ujë qenit’. Greku monstër tregon se si e masakroi familjen shqiptare