Bombardimi rus në spitalin e Mariupolit, Olta Xhaçka merr vendimin e rëndësishëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas aktit barbar, ku Rusia sulmoi me raketa spitalin në Mariupol.

Advertisements

Me anë të një postimi në twitter ajo shkruan se është e tmerruar nga kjo ngjarje dhe se këto krime duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Po ashtu Xhaçka shton se ka udhëzuar ekipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

Advertisements

“E tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë . Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota. Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve”, shkruan Xhaçka.

Artikulli paraprakPresidenti Zelensky del me deklaratën ‘bombë’: Vetëm kështu mund të zgjidhet konflikti
Artikulli tjetërDo heqë dorë nga NATO? Vjen lajmi i papritur nga Ukraina