Ky është 38-vjeçari Admir Bajri i cili u qëllua sot me breshëri arme mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa ishte në makinë bashkë me mamanë e tij.
Advertisements
Burimet për mediat bëjnë me dije se 38-vjeçari është nga fisi i Bajrajve. Autorët e kanë ruajtur 38-vjeçarin, të cilin e kanë qëlluar sapo ka ndalur makinën e tij tip “Benz” para një supermarketi.
Advertisements
38-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.