Lufta në Ukrainë vijon në ditën e 14-të të saj, ku rusët kanë bombarduar dhe shkatërruar gjithçka.
Advertisements
Mediat e huaja bëjnë me dije së fundmi se rusët kanë bombarduar një maternitet në qytetin ukrainas të Mariupol.
“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, thuhet në një postim në internet, duke shtuar se ende nuk dihet ndonjë shifër viktimash.
Advertisements
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai ka publikuar një video spitali i bombarduar, teksa shkruan se aty ka fëmijë nën rrënoja.
Mariupol. Direct strike of Russian troops at the maternity hospital. People, children are under the wreckage. Atrocity! How much longer will the world be an accomplice ignoring terror? Close the sky right now! Stop the killings! You have power but you seem to be losing humanity. pic.twitter.com/FoaNdbKH5k
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 9, 2022
Zelensky edhe një herë bën thirrje për mbylljen ajrore.
“Mariupol. Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylle qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin” shkruan Zelensky.