Serbia i jep goditjen e rëndë këtyre shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! Cilat do të jenë pasojat për vendin tonë?

Serbia vendosi të pezullojë eksportin e grurit dhe të miellit për shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, nga e enjtja e 10 marsit. Por si do të ndikojë ky vendim për Shqipërinë?

Advertisements

Sipas kreut të unionit tregtar agro–ushqimor, Theodhor Kristuli, ky vendim do të ketë ndikimin e saj në tregun vendas, megjithatë Serbia mbulon vetëm 15 deri 20% të importit vjetor.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga bllokimi momental që bën Serbia i grurit. Për arsye sepse janë të hapura të gjithë linjat e tjera. Gjithmonë kur dikush e bllokon çmimi rritet”, tha ai për Tv Klan.

Advertisements

Rusia dhe Ukraina, prej nga Shqipëria importon 72% të grurit i kanë bllokuar po ashtu eksportet. Kjo i vendos grosistët në dilemën për të kërkuar rrugë të tjera.

“Ka qenë në bursë Rusia dhe Ukraina deri dje, por sot nuk janë dhe ata e kanë hequr fare. Mundësi furnizimi ke kudo, ke Francën, Gjermaninë, ke mundësi që të marrësh në Francë, Kanada që janë larg dhe bursat janë hapur”, tha Kristuli.

Fabrikat vendase po përdorin ende rezervat e drithit, por rritja e çmimit të miellit dhe e bukës do të jetë e pashmangshme.

“Ndoshta pas 1 muaji e gjysmë do ta ndjejë në çmim, ndërsa bukë dhe grurë do ketë”.

Aktualisht 1 tonë grurë nga Franca blihet për 471 Euro, nga Rumania 471 Euro dhe nga Spanja 462 Euro.

Artikulli paraprak“Big Brother VIP” rikthehet përsëri këtë muaj, produksioni përgatit surprizën e madhe
Artikulli tjetërNafta thyen rekordin e radhës, ja sa rritet çmimi për një litër!