Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen ka folur sërish sot në lidhje me luftën në Ukrainë teksa paralajmëroi sanksione të tjera ndaj Rusisë.
Advertisements
Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me kryeministrin italian Mario Draghi në Bruksel.
“Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë zbrazëtira dhe që efekti i sanksioneve të maksimalizohet.
Advertisements
Sanksionet në fuqi janë me të vërtetë therëse, ne shohim turbulencat në ekonominë ruse.”
Por duke pasur parasysh “evoluimin e situatës në Ukrainë dhe sulmin e pamatur nga Kremlini ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve, burrave, ne natyrisht po punojmë gjithashtu për sanksione të mëtejshme”.
Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Mario Draghi përpara takimit të tyre në Bruksel.