Fotot e tyre tronditën sot mbarë botën/ Si u shua familja në Irpin, të vdekur nëna dhe dy fëmijët, babai i plagosur

Fotot e disa civilëve të vrarë, mes tyre dy fëmijë, në Irpin, në përpjekje për t’iu larguar bombardimeve, bënë sot xhiron e rrjetit, ndërsa prekën mbarë botën.

Advertisements

Fotot e shkrepura nga një fotograf i New York Times tregojnë tre anëtarë të një familjeje prej katër anëtarësh, një nënë dhe dy fëmijë, përtokë të vdekur në trotuar, ndërsa ushtarët ukrainas përpiqen t’i shpëtojnë jetën babait të plagosur.

Advertisements

Familja kishte ikur nga luftimet, ndërsa me vete kishte marrë një valixhe dhe disa çanta shpine bashkë me qenin e vogël.

Ata u goditën nga një sulm me mortaja. Forcat ruse kanë gjuajtur me predha mortajash në një urë tashmë të shembur, e cila përdoret për evakuimin e civilëve, përfshirë fëmijë.

Ukraina ka akuzuar forcat ruse se synojnë qëllimisht rrugët e evakuimit nga Irpin, pasi një hekurudhë u godit dhe u dëmtua të shtunën. Irpin si dhe qytetet e vogla të Hostomel dhe Bucha në veri-perëndim të Kievit janë përballur me luftime të ashpra ditët e fundit.

Artikulli paraprak‘Të hidhem nga kalaja në Vlorë?’/ Familja në sherr, djali i vogël: Më merrni shpirtin!
Artikulli tjetërKrisen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Rusisë/ Zyrtarja e lartë ruse akuzon ashpër politikanët në Athinë, vjen reagimi i ministrit grek