Ky është pronari i karburantit në Shqipëri që nuk e rriti çmimin e naftës, 1 litër shitet më pak se 200 lekë

Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord në të gjithë botën, ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot është shitur për 240 lekë të reja.

Advertisements

Pothuajse të gjitha pikat e karburantit në Shqipëri kanë rritur çmimet, ndërkohë që janë qytetarët ata që vuajnë pasojat.

Por në Luz të Vogël një pikë karburanti e ka mbajtur çmimin e naftës të pandryshuar prej disa ditësh. Biznesi është në pronësi të Sami Ajdinit, i cili ka vendosur që për të disatën ditë radhazi, ta shesë një litër naftë për 197 lekë të reja, duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve në këto ditë të vështira, ku janë rritur pothuajse të gjitha çmimet.

Advertisements

Cmimi i karburantit ne Luz te Vogel – Pronari i pikes Sami Ajdini

Ky veprim i Sami Ajdinit është një gjest për t’u marrë shembull edhe nga pronarët e tjerë të pikave të karburanteve, të cilët mund të përpiqen sadopak për të ulur çmimin e naftës dhe për të ndihmuar shqiptarët.

Artikulli paraprakAcar, shtrëngata dhe rrufe! Çfarë na pret në ditët e para të javës dhe kur nis kthesa e madhe
Artikulli tjetërDetajet/ Festa që u kthye në tragjedi, si ndodhi aksidenti me 5 të vdekur në aksin Fushë Krujë-Milot