Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Advertisements
Mësohet se fatkeqësisht ka humbur jetën edhe Rudina Haka, 34-vjeçarja e cila u raportua si e plagosur.
Njoftimi është bërë me dije nga vetë familjarët, të cilët kanë shpallur njoftimin e vdekjes së 34-vjeçares.
Advertisements
Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:15. Automjeti me drejtues shtetasin Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi, 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.