Personi që shihni në video është ish-kryetarja e Këshillit bashkiak të PS në Dibër, Lule Dani, e cila bën veprime të dyshimta në qendrën e votimit nr. 1100/1 në Maqellarë të Dibrës, ku po votohet për zgjedhjet lokale.
Advertisements
Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se sot nga hapja e votimit e deri në këto momente Dani shoqëron dhjetra persona në shkelje të Kodit Zgjedhor.
Doçi bën me dije se kur zonja e kupton se po filmohet i shmanget kameras duke u fshehur pas makinave.
Advertisements
Kujtojmë se në vitin 2016 Dani u kap duke blerë vota kundrejt pagesës, ku iu jepte 20000 lekeve të vjetra qytetarëve, në mënyrë të tillë që ata të votonin për PS.
Më poshtë BalkanWeb publikon edhe videon e vitit 2016, ku Dani bën të njëjtën gjë.