Rusia ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga forcat ukrainase.
Advertisements
Njoftohet se pas 5 avionëve dhe 4 helikopterëve të rrëzuar vetëm dje, është vrarë edhe komandanti i njërit prej batalioneve të rendësishme në luftën kundër ukrainasve.
Sipas mediave të huaja komandanti është identifikuar si Vladimir Zhoga, i cili ishte në krye të batalionit “Sparta”. Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha.
Advertisements
Njoftohet gjithashtu se Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës.
Lideri i Republikës Separatiste të Donetskut, Denis Pushilin dha lajmin e vrasjes së njësisë së zbulimit të batalionit separatist pro-rus “Sparta”, kolonel VladimirZhoga. Sipas Pushilin, Zhoga u vra teksa po evakuonte civilët e zonës dhe do marrë dekoratën e “Heroit të Donetskut”.
Batalioni “Sparta” akuzohet për realizimin e shumë krimeve lufte gjatë operacioneve luftarake.