Ushtari shqiptar flet nga Ukraina dhe zbulon hiletë që po përdorin rusët për të hyrë në Kiev (DOKUMENT)

Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e pestë, ushtria ruse po përdor të gjitha metodat për të avancuar drejt Kievit.

Advertisements

Një ushtar shqiptar që ndodhet në Ukrainë, ka dërguar një dokument dje për News24, i cili përdoret nga spiunët rusë për të ‘thyer’ postblloqet e ushtrisë ukrainase, për të depërtuar më tej në Kiev.

Shqiptari, i cili kërkon të ruaj anonimatin, pohon se të tilla autorizime, që mbajnë dhe vulë, por që në fakt janë fals, iu janë kapur disa personave, që kanë rezultuar spiunë rusë.

Advertisements

Sipas tij, personat e infiltruar, më pas bëjnë të mundur që të japin informacione mbi postblloqet apo rrethimet në Kiev. Po ashtu, shqiptari pohoi se bashkë me bashkëkombësit e tjerë, që ishin 9, po luftonin aktualisht në Vyshhorod, 20 km larg Kievit.

Ai tha se njëri prej shqiptarëve mbrëmë kishte pësuar disa lëndime, por pa pasoja serioze për jetën. Ushtari pohoi ndër të tjera se ushtria ruse ishte tërhequr rreth 5 km, ndërsa dërgon edhe një foto ku sqaron pozicionet e vendosjes së rusëve.

Artikulli paraprakE fundit/ Zvicra merr vendimin historik, ja qëndrimi i saj ndaj Rusisë
Artikulli tjetër“Marina ruse shkoni q***”/ U tha se kishin vdekur gjatë luftimeve, por ja cili ishte fati i 13 ushtarëve ukrainas