“I vinte turp nga gjoksi, rrinte si plakë e kërrusur”/ Saimir Kodra bën deklaratën e papritur për Bora Zemani

Pak njerëz mund ta mbajnë mend moderatoren Bora Zemani kur ishte velinë e “Fiks Fare”. Në fillimet e karrierës së saj, ajo u shfaq fillimisht si velinë dhe ka folur për herë të parë rreth kësaj eksperience.

Advertisements

Teksa kthehej pas në kohë në “Ëndërrtjerrësit”, prezantuesi i programit Saimir Koda tregoi se prezantuesja ishte shumë e turpshme dhe rrinte “si plakë e kërrusur”, pasi i vinte turp nga gj oksi.

“Bora vinte në Fiks dhe rrinte e kërrusur. I thosha drejtohu Bora, thoshte ‘më vjen turp nga gj oksi’. “Po drejtohu rri drejt, mos rri si plakë kërrusur. Vishte minifund dhe e ulte deri tek gjunjët, e ulte”, tha ai.

Advertisements


Këtë fakt e pohoi edhe vetë Bora Zemani, e cila u shpreh se kishte turp të zhvishej dhe ishte një nga velinat më problematike.

“E kam pak kompleksin e zhveshjes, vuanin shumë me këtë pjesë, tek gardëroba thosha ‘si do e vesh këtë unë, shumë e shkurtër, shumë e hapur”. Kam qenë shumë e turpshme realisht, nga velinat më të veshura kemi qenë”, tha moderatorja.

Bora Zemani, të cilën vitet e fundit e kemi parë gjithmonë brune, zbuloi arsyen për u kthye në bionde.

“Kur fitova më morën në telefon, thanë kanë fituar dy brune, do bëhesh bionde sepse mund të shkojë më shumë se velinës tjetër. Por nuk isha shumë tipi i velinës, nuk e gjeja veten shumë rehat. Edhe shkollën e baletit e kisha lënë për një arsye, s’më pëlqente të kërceja. Nuk e kam kënaqësinë më të madhe kërcimin.

Por kur u dha kjo mundësi u lumturova shumë sepse duke parë edhe velinat që ishin më përpara ishte një trampolinë e mirë televizionin. Pasi u largova si velinë fillova prezantuese në një televizion tjetër”, përfundoi moderatorja.

Artikulli paraprakKa vënë në lëvizje gjithë botën, Shërbimi Sekret i Ukrainës zbulon ku po fshihet Putini
Artikulli tjetërShërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ditën kur do të bjerë borë në Tiranë, ja si pritet të jetë moti gjatë gjithë kësaj jave