‘Çmenden’ temperaturat, kjo është kthesa e madhe që do të marrë koha në gjithë vendin nga e enjtja

Dita e hënë ka nisur me mot të keq në disa zona të vendit dhe sidomos në zonat malore.

Advertisements

Drinalda Shaholli, meteorologe pranë MeteoAlb parashikon se kjo situatë do të vazhdojë deri të enjten.

Ajo thekson se nga e enjtja e deri në fundjavë kushtet atmosferike do të ndryshojnë ku do të dominojnë kthjellimet, por megjithatë temperaturat do të vijojnë të mbeten në vlerat minimale.

Advertisements

“E hëna ka nisur me reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore kryesisht në jug perëndim të vendit. Zonat malore do të kenë reshje të pakta dëbore.Kjo situatë mbetet prezent deri ditën e mërkurë. Gjithë shtrirja perëndimore do jetë me reshje të pakta shiu dhe të karakterit lokal ndërsa zonat malore do mbeten me dëborë të pakët.

Nga e enjtja dhe deri në fundjavë pritet stabilitet i kushteve atmosferike. Kthjellimet do të jenë prezentë. Temperaturat vijojnë të mbeten në vlera minimale. Duke bërë që në të shkojnë deri në -8 gradë celcius në zonat malore. Maksimalet parashikohen nga 14-15 gradë”, bën me dije ajo.

E njëjta situatë parashikohet edhe në vendet e rajonit, konkretisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sa i takon parashikimit në rajon Kosova do të jetë në kushte të paqëndrueshme në tre ditët e para të javës, Nga e enjtja kthjellimet rikthehen dhe fundjava mbyllet me mot të qëndrueshëm. Edhe Maqedonia e Veriut do të ketë reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në zonat e ulëta”, shprehet Shaholli.

Artikulli paraprakE rëndë! 7 fermerë vriten nga rrufeja
Artikulli tjetërKa vënë në lëvizje gjithë botën, Shërbimi Sekret i Ukrainës zbulon ku po fshihet Putini