Tre shtëpi në një oborr, 9 nipër e mbesa i bëjnë surprizën e bukur gjyshes(Video)

Studioja e rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, “Ka Një Mesazh Për Ty” u mbush plot gëzim. 9 djem e vajza, të gjithë të moshave të ndryshme, erdhën vetëm për një person: gjyshen e tyre. Gjyshe Rufija është dielli i shtëpisë ku jetojnë nipërit e mbesat e saj, ndaj ata erdhën së bashku për t’i lënë një premtim, që e përmbledh me fjalë mbesa e madhe, Xhesi.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Pse keni ardhur për gjyshe Rufijen?

Advertisements

Xhesi: Të gjithë kanë gjyshër, kanë gjyshe, kanë lidhje shumë të mirë midis njëri-tjetrit, ama ne jemi ndryshe. Ne kemi një dashuri të pakushtëzuar ndaj saj. Jemi familje e madhe, gjyshja ka 6 fëmijë, 17 nipër e mbesa, nga këta janë 9 vajza e 8 djem, madje është bërë edhe stërgjyshe. Arsyeja se pse ne sot jemi këtu është që t’i japim asaj këtë surprizë të bukur dhe një premtim, një mesazh nga ne.

Ardit Gjebrea: Cili është premtimi dhe mesazhi?

Xhesi: Ne jemi rritur të gjithë bashkë.

Ardit Gjebrea: Kur thua ‘të gjithë bashkë’, na trego pak që ta imagjinojmë shtëpinë tuaj se si është.

Xhesi: Po. Para 18 vitesh, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi, gjyshi jonë ndërroi jetë. Të 6 fëmijët, 3 djemtë e 3 vajzat e nënës iu përkushtuan asaj, e gjithë vëmendja e tyre ishte vetëm nëna dhe kjo është transmetuar e trashëguar edhe te ne. 3 fëmijë nëna i ka jashtë. Djalin e madh dhe një vajzë tjetër, të dytën, e ka në Amerikë, ndërsa vajzën e madhe e ka në Angli. 3 fëmijët e tjerë, babi im, xhaxhi im dhe halla ime janë këtu. Jetojmë në qytetin e Durrësit dhe jemi të tre familjet në një oborr. Secili ka shtëpitë e veta, por jemi në një oborr.

Ardit Gjebrea: Pra është një vilë me disa kate?

Xhesi: Jo, janë 3 vila dhe një oborr.

Ardit Gjebrea: Nuk i keni ndarë me mure?

Xhesi: Jo, jo. Në mes është shtëpia e gjyshes, është epiqendra ku të gjithë ne të tjerët mblidhemi./tvklan.al

Artikulli paraprakElon Musk përfshihet në luftën e Ukrainës, ja vendimi i parë që mori kundër Rusisë
Artikulli tjetërShiti unazën për t’i rritur, fëmijët e suprizojnë te Arditi(Video)