I FUNDIT/ Rusët nisin marshimin drejt Kievit, autokolona 5 km e gjatë drejt kryeqytetit ukrainas

Një autokolonë me forca tokësore ruse rreth 5 kilometra e gjatë është nisur drejt Kievit, sipas pamjeve satelitore, raporton Reuters.

Advertisements

Beteja të ashpra pritet të shpërthejnë edhe gjatë natës së sotme, me forcat ukrainase që kanë bërë një rezistencë të pashembullt duke mos e lënë Kievin të bie në duart e pushtuesve rusë.

Advertisements

Alarmin e dha më herët edhe kryebashkiaku i Kievit, Vladimir Klitschko, i cili tha se kryeqyteti është i rrethuar nga forcat ruse.

Burime të pakonfirmuara kanë raportuar më herët për një urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, i cili supozohet të ketë thënë se kërkon marrjen e Kievit me çdo kusht deri të hënën.

Artikulli paraprak“Bombardohet” Putin, këtë herë goditja e radhës i vjen nga ky shtet i madh: Veprimet e Rusisë janë një shkelje e ligjit
Artikulli tjetërPutin vendos forcat bërthamore në gatishmëri të lartë, duke përshkallëzuar tensionet